Shkup, 11 shtator – Regjim i veçantë qarkullimi do të vendoset sot dhe nesër prej orës 21 deri në orën 6 në bulevardin “Ilinden” në afërsi të parkut të Qytetit për shkak të xhirimit të filmit në organizim të DFPU “Vertigo Visual” SHPK Shkup.
Për këto arsye, siç informojnë nga MPB-ja qarkullimi do të riorientohet në rrugët përreth. MPB apelon që qytetarët të respektojnë urdhrat që i kanë dhënë efektivët e policisë nëpër rrugë. (koha.mk)