Athinë, 30 dhjetor – Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të dëborës, me vendim të policisë, pasdite është mbyllur një pjesë e autostradës Athinë-Lamia për të gjitha automjetet në të dy drejtimet.
Policia greke u bëri thirrje qytetarëve t’i ndjekin udhëzimet e policisë së komunikacionit, ndërsa nga kompania “Nea odos” që menaxhon me autostradën kumtojnë se komunikacioni është ndërprerë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe apelojnë të shmangen lëvizjet e panevojshme derisa zgjat moti i keq.
Komunikacioni i autostradës është ndërprerë në pjesën para hyrjes në rajonin e Atikës, pjesa më e gjërë e Athinës, rreth 40 kilometra nga qendra e kryeqytetit grek. Bëhet fjalë për një pjesë të autostradës kryesore në Greqi që i lidh Selanikun dhe Athinën.
Sipas mediave greke, në pjesë të ndryshme të autostradës, shoferët kanë kërkuar ndihmë nga shërbimi i zjarrfikësve, prejse me automjetet e tyre janë ngujuar në dëborë.
Paraprakisht, policia solli vendim të ndalohet komunikacioni i kamionëve dhe autobusëve, ndërsa në disa pjesë të autostradës janë parkuar autobusët turistik.
Paralelisht autobusët ndërurban që nga Greqia veriore dhe qendrore qarkullojnë drejt Athinës i anuluan linjat e caktuara.(koha.mk)