Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradonës ka shokuar botën e futbollit, shkruan “Zeri.info”, përcjellë gazeta KOHA. Maradona ka vdekur dje (e mërkure) pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Argjentinë.
Ekipet, skuadrat dhe figura të njohura botërore kanë reaguar pas vdekjes së legjendës së Argjentinës në moshën 60 vjeçare.
Së fundmi, “Goal” ka publikuar një fotografi ku shihet një piktor teksa ka vizatuar në murin e një shtëpie të shkatërruar në Siri portretin e Diego Maradonës.
“Dora e Zotit” ka qenë njëri nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit dhe kulmin e karrierës e kishte gjatë viteve të 80-ta.