Shkup, 4 gusht – Një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është lënduar rëndë në aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Prilep-Manastir në fshatin Topollçan, kumtoi MPB.
Në fatkeqësinë mes automjetit “Opel astra” me targa të Berovës i drejtuar nga Gj.M.(60) nga Berova, dhe automjetit “Citroen berlingo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.S. (46) nga Manastiri, që është paraqitur në orën 12:40, janë lënduar edhe tre persona, pwrcjellw KOHA.
Në vendin e ngjarjes ka vdekur Z.S. ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkëudhëtari i automjetit “Opel astra” i cili ka qenë adoleshent. Janë lënduar edhe shoferi dhe dy bashkëudhëtarë në “opel”. Të gjithë janë dërguar në Spitalin klinik të Manastirit.
Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues i Stacionit policor Prilep. (koha.mk)