Kumanovë, 6 janar – B.J. prej fshatit Pçinja të Kumanovës ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tij, informuan nga MPB-ja.
Shpërthimi i zjarrit është paraqitur në orën 04:00 të mëngjesit në Njësinë e Zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katit të shtëpisë, ku ka pasur materiale. si letra dhe tekstil.
Sipas informatave të para, zjarri shpërtheu nga një furrë katërkëndëshe që nxehte shtëpinë e të ndjerit.