Në afërsi të stacionit të autobusëve në Herceg Novi ndodhi një shpërthim në të cilin një person është lënduar rëndë, publikuan mediat malazeze. Incidenti ndodhi kur një automjet ka eksploduar gjatë lëvizjes, ndërsa shoferi është lënduar dhe hospitalizuar. Policia akoma është duke i hetuar shkaqet për incidentin. Gjatë shpërthimit janë dëmtuar edhe disa automjete, të cilat kanë qenë në afërsi.