Ankara, 14 nëntor – Një banor i papunësuar i Turqisë, i cili është ngjitur në çatinë e Kuvendit turk në Ankara, është kërcënuar se do të vetëvritet, lajmëroi televizioni turk NTV.
Shtetasi turk është ngjitur në njërën nga ndërtesat gjashtëkatëshe të Kuvendit, ku ndodhet Departamenti për marrëdhënie me publikun si dhe zyrat e disa deputetëve.
Sipas të dhënave të NTV-së, njeriu 20 ditë ka bërë përpjekje për takim me një deputet turk. Dyshohet se papunësia është arsyeja për vendimin e tij për të kryer vetëvrasje.
Për momentin policia po përpiqet të bind atë për të zbritur nga çatia. Në vendin e ngjarjes ndodhet ekipi i zjarrfikësve. Njëri nga deputetët i ka ofruar 8.000 dollarë, me qëllim që ai të heq dorë nga vendimi për të kryer vetëvrasje.