Një person ka humbur jetën, një tjetër lëndohet rëndë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Makedonski Brod-Prilep. Sipas MPB-së në vendngjarje ka ndërruar jetë personi B.T. 71 vjeçar nga Prilepi, derisa personi me iniciale M.T ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për kurim në spitalin e Prilepit.

Hetime në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipe të MPB-së.