Shkup, 9 shkurt – Një burrë i moshës rreth 50-vjeç, sot në mëngjes është gjetur i vdekur në trotuarin pranë mishtoreve para Tregut të Gjelbër në Shkup.
Rasti në polici është paraqitur sot në mëngjes dhe sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një person të pastrehë i cili sillej në rrethinë të tregut.
Në vendin e ngjarjes policia kreu ekspertizë, ndërkaq nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.