Shkup, 26 shkurt – Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodh dje në rrugën magjistrale Manastir-Resnjë.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit “Makazi” në fillim të vendit të quajtur “Livadhet e Sopotit”, dje rreth orës 18, me ç’rast janë përplasur një veturë e tipit “Daevu” me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.M. (43) nga fshati Podmoçan, i Resnjës dhe një veturë “Hundai” me targa të Manastirit, e drejtuar nga D.P. (33) nga fshati Orizare e Poshtme, Manastir. Nga përplasja, shoferi i automjetit “Daevu” ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Manastirit.
Inspektim në vendngjarje ka kryr ekipi nga stacioni policor Resnjë.