Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Penale- Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi për vrasjen e Burim Idrizit në rrugën “Xhon Kenedi” në dhjetor të vitit 2017.
“I akuzuari në 20 dhjetor 2017 në stacionin e autobusit në rrugën ‘Xhon Kenedi’ në Shkup, përballë shkollës ‘Cvetan Dimov’ me paramendim e ka privuar nga liria personin Burim Idrizi dhe ka vënë në rrezik edhe jetën e tre personave të dëmtuar. Derisa tani më i ndjeri me të tjerët ka qëndruar në stacion, i akuzuari me makinën e tipit “zastava jugo’ ka ndaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka dalë nga makina me armë zjarri në dorë. Ai e ka kaluar rrugën, është afruar deri te viktima dhe ka gjuajtur në të 20 plumba me kalibër 7,62h39mm. Nga kjo Idrizi ka marrë më shumë plagë e cila ka rezultuar vdekjeprurës për të, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe një nga të dëmtuarit”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë publike.
Prokurori publik kompetent deri te Gjykata ka dorëzuar edhe propozim të posaçëm për vazhdimin e masës së caktuar të paraburgimit për personin e akuzuar, pasi ekziston rrezik për arratisje po dhe rrethanat që çojnë se ai mund ta përsërit veprën penale. Pastaj Prokuroria e ka vlerësuar faktin që i akuzuari menjëherë pas ngjarjes është dhënë në arrati dhe pothuajse dy vite nuk ka qenë i kapshëm për organet e ndjekjes. (koha.mk)