Tiranë, 8 korrik – Vapa tropikale e mori viktimën e parë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një banor 77-vjeçar të Kuçovës, i cili nga kalimtarët e rastit është gjetur pa vetëdije në rrugë, disa kilometra larg shtëpisë së tij. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal në Berat, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen.
“Pas kontrollit të kryer gjyqësor-mjekësor ndaj viktimës, Ferit Kuçi, është konstatuar se vdekjen e ka shkaktuar “kardiomiopis dilatuar” apo e quajtur ndryshe “zgjerimi i zemrës”. Sipas mjekëve, kjo diagnozë i goditë të sëmurët kronik nga zemra dhe është pasojë e dehidrimit”, thekson agjencia Ballkanweb.
Tre ditët e fundit në Shqipëri temperatura ditore ka arritur mbi 40 gradë Celsius. Në qytetin e Kuçovës zhiva në termometër ka arritur 41 gradë.
Në Shqipëri, çdo verë, temperaturat e larta marrin ë spaku nga pesë viktima.