Paris, 29 tetor – Një person i armatosur me thikë vrau një njeri dhe lëndoi disa të tjerë në afërsi të kishës Notr-Dam në Nicë, para se të arrestohet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Policia franceze kumtoi se autori është arrestuar.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanan në Tuiter publikoi se për shkak të sulmit është caktuar mbledhje krize.
Tani për tani nuk ka informata më detajore për sulmin.