Madrid, 20 nëntor – Një person ka humbur jetën, ndërsa 44 të tjerë janë lënduar kur një tren udhëtarësh herët në mëngjes doli nga shinat në afërsi të Barcelonës, njoftoi policia spanjolle.
Aksidenti ka ndodhur në orën gjashtë sipas kohës lokale (shtatë sipas kohës të evropës së mesme) midis qyteteve Teras dhe Manresa.
Gjatë aksidentit në tren ka pasur 131 persona.
Pas incidentit një pjesë e udhëtarëve kanë mbetur të bllokuar në vagonët dhe për këtë kanë intervenuar shërbimet e shpëtimit.
Makinisti Adif, i cili është një prej të lënduarve, në Tuiter publikoi se arsye për daljen e trenit nga shinat ka qenë rrëshqitja e tokës afër shinave.
Pjesët veriore të Spanjës ditët e kaluara ishin përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, të cilët shkaktuan disa rrëshqitje të tokës.