Shkup, 4 tetor – Një person është lënduar në një incident të armatosur që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ordan Çopella” në Shkup.
Nga MPB-ja informuan se personi i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit- Shkup”. Sipas informacioneve të para, personi është qëlluar me pistoletë.
Policia punon në zbardhjen e rastit.(koha.mk)