Shkup, 19 prill – Një person është lënduar rëndë, ndërsa tre kanë marrë lëndime më të lehta në pesë nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve në rajonin SPB të Shkupit.
Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku një shofer para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.
Nga trafiku janë përjashtuar një automjet teknikisht i parregullt, pesë automjetet të paregjistruara, një automjet me mbingarkim, derisa ndërkaq 64 makina janë parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 64 makina.
Është sanksionuar një këmbësor i cili ka kaluar në dritë të kuqe, si dhe dy shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorit, dhe tre shoferë të cilët nuk kanë përdorë kaskë mbrojtëse me motor, moped dhe motoçikletë.