Shkup, 13 mars – Një person është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur dhe në mesditë në aksin rrugor Manastir-Prilep, para fshatit Topollçan.
Në aksident janë përfshirë një automjet motorik për udhëtarë “Mercedes” me targa të Resnjës, i drejtuar nga S.V. (62) nga Resnja dhe një automjet motorik transportues “MAN” me targa të Strumicës i drejtuar nga V.M. (46) nga Berova.
Nga aksidenti me lëndime të rënda trupore kanë kaluar shoferi i automjetit motorik S.V., i cili me automjetin e Urgjencës është dërguar në Spitalin klinik Manastir, ndërsa tek shoferi i automjetit transportues janë konstatuar lëndime trupore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes”, kumtoi MPB-ja.