Shkup, 14 korrik – Një person ka marrë lëndime duke u shpuar nga një objekt i mprehtë dhe nga armë zjarri mbrëmë në një zënkë që ka ndodhur në një automjet në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, njofton Koha.mk
Policia kumtoi se mbrëmë rreth orës 9:50 në rrugën “Xhon Kenedi”, E.M. (32) nga Shkupi ka denoncuar se pas një marrëveshjeje të mëparshme ai është takuar me të njohurit e tij A.A. (40) nga Shkupi dhe B.N. në automjetin e tyre “BMW”, në lidhje me dhënien e parave. Menjëherë pas kësaj, ka filluar zënka dhe A.A. i ka shkaktuar plagë me një send të mbrehtë dhe pastaj ka qëlluar mbi të në nënkrahun e majtë. Personit, E.M. i është dhënë ndihma në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.
Policia po punon për ta qartësuar plotësisht këtë çështje. (koha.mk)