Shkup, 15 shkurt – Dhjetë aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e SPB të Shkupit, me ç’rast një person ka marrë lëndime të rënda trupore, katër me lëndime të lehta, ndërsa në pesë aksidente ka pasur vetëm dëm material.
MPB kumtoi se nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra është konstatuar se 26 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa dhjetë shoferë janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të automjetit para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.
Për shkak të skadimit të vlefshmërisë të lejes së qarkullimit janë përjashtuar tetë automjete. Një shofer është sanksionuar sepse ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Lidhur me këmbësorët janë sanksionuar 23 këmbësorë të cilët kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve për këmbësorë. Gjatë ditës së kaluar janë lëshuar 101 urdhërpagesa mandatuese, derisa 96 automjete janë larguar me “Karrotrec”, informon MPB.