Shkup, 23 shtator – Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej 27 aksidentet rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës që lamë pas në rajonin e SPB Shkup. Në aksidentet dy persona janë lënduar rëndë, 16 ishin me lëndime të lehta trupore, ndërsa në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës, policia rrugore ka sanksionuar 72 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 50 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 58 shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet motorik, si dhe 52 automjete të paregjistruara dhe një automjet teknikisht i parregullt.
Janë sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, pesë shoferë për parakalim të parregullt, 16 shoferë të motoçikletave të cilën nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse, 11 shoferë të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit, si dhe 19 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.
Tre këmbësorë kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta. Janë hasur edhe 194 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 152 automjete. (koha.mk)