Shkup, 9 mars – Një person e humbi jetën në një zjarr i cili shpërtheu mbrëmë në një objekt në rrugën “Ohridska” në Koçan, informoi SBP – Shtip. Bëhet fjalë për një barakë aluminiumi të locuar në këtë rrugë në lagjen “Vreshtat e Tikeshit”, ndërsa personi i cili pësoi ka qëndruar aty përkohësisht. Zjarri në barakën e aluminiumit është regjistruar pas orës 23:30. Pasi e ka marrë alarmin një ekipi i Njësitit territorial të zjarrfikësve nga Koçani ka reaguar për një kohë mjaft të shkurtër. Gjatë shuarjes, zjarrfikësit e kanë gjetur trupin e djegur. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, por zyrtarisht nuk e kumton identitetin e personit të pësuar. Do të bëhet autopsi, me ç’rast do të dalin me informacione zyrtare për cilën bëhet fjalë dhe se si ka ardhur deri tek zjarri.