Shkup, 15 korrik – Pas hapjes së vendvotimeve deri tani është regjistruar një prishje e rendit dhe qetësisë publike në Shkup në vendvotimin e SH.F. “Petar Pop Arsov”, kur personi V.SH. (47) e ka prishur rendin dhe qetësinë me atë që ka filluar debat me përfaqësuesit e këshillit zgjedhor, ndërsa në një moment e ka kapur për çante përfaqësuesen e KZ-së ndërsa pastaj me celular e ka forografuar hapësirën, ka informuar sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.
Personi është privuar nga liria, është njoftuar prokurori publik për marrjen e procedurave të mëtutjeshme.
Angelovski thelksoi se votimi në vendvotimet tjera zhvillohet qetë, me respektim të protokolleve për votim, ndërsa nga parregullsitë që janë paraqitur në MPB, ka disa raste të agjitimit, dërgimit të votuesve për votim, grafite të shkruara në vendvotime, si dhe disa paraqitje për gjoja dhënie të parave për votë.
“Këto janë denoncimet pas të cilave vepron MPB dhe prejse do të konfirmohen faktet, në mënyrë përkatëse do ta informojmë opinionin”, theksoi zëdhënësi i MPB-së.