Prej një kohe relativisht të gjatë larg ekranit, duket se ka ardhur momenti që Meryem Uzerli, aktorja e njohur për rolin e Sulltaneshës Hyrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, t’i rikthehet sheshit të xhirimeve. Sipas mediave turke, Uzerli do të bëhet pjesë e një seriali të ri televiziv, së bashku me aktorin Kenan Imirzalioglu, i njohur për rolin e Ezelit dhe Karadait. Siҫ mësohet, pas një audicioni ku u bënë pjesë disa aktore, Kenan Imirzalioglu ka vendosur që partnerja e tij në serial të jetë Uzerli. Ende nuk ka të dhëna për serialin e ri, por mendohet se së shpejti dy aktorët do të firmosin kontratën me producentët dhe muajt e parë të vitit të ardhshëm do të nisin nga puna. Projekti që do të rikthejë në ekran dy personazhe mjaft të dashur të publikut do të përfshijë edhe emra të tjerë të njohur të kinemasë turke, që do të bëhen publikë së shpejti. Oferta që i është bërë Hyremit mendohet të jetë ndër më të mirat në karrierën e saj si aktore.