Për shkak të kërcënimit anonim për bombë, prej në mëngjes janë mbyllur dy terminalet e aeroportit në Sofje, njoftuan mediumet bullgare.
Aeroporti u alarmua rreth orës nëntë sipas kohës lokale, por nuk u saktësua për cilin nga dy terminalet bëhet fjalë.
Për këtë shkak, nga dy terminalet janë evakuuar persona, kumtoi pres qendra e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila në këtë moment po kryen hetime.