Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë.
Kjo vetëm një orë para se të fillojë seanca për votimin e Qeverisë së re.
Në njoftimin e ekzekutivit nuk janë cekur pikat e rendit të ditës. Kujtojmë se sot nga 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.