Një nxënës ka rënë nga dritarja e shkollës

799

Një nxënës dymbëdhjetëvjeçar dje është lënduar  gjatë përpjekjes të hyjë përmes dritares në lartësi prej dy metra,  në klasë në katin e parë të SH.F. “Petar Zdravkovski-Penko” në Shkup, kumtoi policia.

Në SHF “Petar Zdravkovski-Penko”, dje rreth orës 12:20, pas përfundimit të orëve, nxënësi dymbëdhjetë vjeçar është munduar përmes dritares, në lartësi prej dy metra, të hyjë në klasë në katin e parë. Ai është kapur për  perden e dritares, e cila është grisur dhe ka rënë  në tokë. Nxënësi me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”, ku i janë konstatuar lëndimet trupore dhe është mbajtur për ndjekje të mëtutjeshme të gjendjes së tij shëndetësore. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Comments are closed.