Shkup, 20 shkurt – V,C. (49) nga Shkupi në Stacionin Policor Gazi Babë në orën 13 ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 13:00 para derës hyrëse të shkollës së mesme në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, i biri i tij 17-vjeçar është sulmuar fizikisht nga ana e P.L. (37), i punësuar në sigurimin e shkollës.
P.L. e ka goditur minorenin dy herë me grushte në pjesën e stomakut dhe kokë. Me automjet privat 17-vjeçari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, theksojnë nga MPB-ja.
Punohet në ndriçimin e plotë të rastit.