Tre vjet lidhje dashurie mes supermodeles Kate Upton dhe bejsbollistit Justin Verlander janë kurorëzuar në martesë. Ceremonia është zhvilluar në Itali. Ata janë martuar në një ceremoni private në Itali. Deri tani janë publikuar vetëm disa foto ku duket Kate që kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata me një vello të bukur. Ndërkohë, Verlander kishte veshur një kostum të zi klasik. Ceremonia u zhvillua në natyrë dhe gjithçka ishte e rrethuar me lule. Çifti është bashkë që prej vitit 2014, kur bejsbollisti i propozoi bukuroshes, dhe pas tre vitesh ata kanë vendosur ta kurorëzojnë në martesë. Modelja kishte deklaruar më parë se për dasmën e saj donte diçka klasike por shumë të veçantë dhe siç shihet nga fotot e ka realizuar qëllimin.