Shkup, 13 qershor – Një njëzet e një vjeçar dhe 48 vjeçar kanë vdekur gjatë aksidentit të rëndë që mbrëmë ndodhi në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, njofton Koha.mk
Fatkeqësia siç informon MPB ka ndodhur rreth orës 22 gjatë një përplasje mes dy veturave të tipit “golf” dhe “pezho”. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 21 vjeçari Sh.S nga fshati Batincë dhe 48 vjeçari Z.Gj nga Draçeva.
Në vendin e aksidentit është bërë mbikëqyrje ku duhet të vërtetohet arsyeja e këtij aksidenti të rëndë. Trupat e dy personave janë dhënë në obduksion. (koha.mk)