Një njeri kishte fituar 15 milionë dollarë në lotari, tani punon si njeri i mbeturinave

I lindur në vitin 1983, Miachel Carroll kishte arritur të fitonte 15 milionë dollarë në lotari. Ai kishte fituar këto në moshën 19 vjeçare.

Për shumë kohë ai kishte shijuar jetën si të ishte ndonjë njeri i famshëm dhe ishte parë si njeri me statut të lartë nga çdokush që kalonte pranë tij në rrugë.

Mediat britanike e kishin emërtuar atë si “njeriu i lotos” dhe kishte të shkruar “Mbreti i zareve” në Mercedesin e tij të bukur.

Kur gjithçka dukej perfekte, ai nuk e kuptonte që po shpenzonte gjithçka në dëshirat e tij dhe jo në ato që i duheshin.

Menjëherë pasi fitoi lotarinë, ai premtoi që nuk do i shpenzonte të gjitha paratë në gjëra pa vlerë. Ai filloi mirë. Bleu një shtëpi me tre dhoma gjumi afër një liqeni në mënyrë që të mund të peshkonte kur të donte. Por teksa koha kalonte ai filloi të tundohej dhe në fund shpenzoi gjithçka që kishte.

Ish punëtori i mbeturinave shpenzoi të gjitha paratë e tij në drogë, prostituta dhe lojëra të fatit. Ai nuk e kuptoi se çfarë po bënte derisa humbi edhe centin e fundit. Ai hargjoi para në byzhuteri, vetura, shtepi të reja dhe festa të çmendura, ku edhe kalonte kohë me prostituta.

Pasi falimentoi dhe u dëshpërua në jetë, Carroll iu kthye punës që bëntë me herët, të pastronte mbeturinat. Gjestet e tija të gabuara e kthyen përsëri aty ku ishte. /Express/