Momente paniku gjatë stërvitjes së hapur për fansat të kampiones së botës të peshës “featherweight” Cris Cyborg, e cila pas dy ditësh do të mbrojë titullin kampion bote në eventin e UFC-222 ndaj Yana Kunitskaya. Një njeri me maskë ka hyrë në tapetin ku Cyborg po stërvitej me trajnerin e saj dhe për rreth 30 sekonda ka dueluar me sportisten braziliane. Për molmentin u mendua se një njeri i maskuar sulmoi kampionin e botës, por më pas personi hoqi maskën dhe ai ishte BJ Penn, ish-kampion bote në artet marciale mikse dhe një mik i brazilianes.
Nuk dihet nëse kjo “sfidë” ishte e programuar që më parë apo ai ka kaluar rastësisht në stërvitje dhe ka dashur të bëhet protagonist, ndërkohë që edhe fansat kanë mbetur të habitur nga skena e krijuar. Gjithsesi, të dy sportistët kanë përqafuar njëri-tjetrin pas duelit në stërvitje dhe në fund BJ Penn i ka uruar suksese Cyborg në këtë sfidë ndaj Kunitskaya. Kampionia e botës është favorite në këtë sfidë për të mbrojtur titullin kampion.