Një nga themeluesit e Uikipedias, Xhimi Uels planifikon të themelojë agjenci lajmesh në të cilën në mënyrë të kombinuar do të punojnë gazetarë profesionist dhe vullnetarë. Sipas tij, qëllimi është që Uikitribjun të përmbajë “fakte dhe shkrime neutrale”, të cilat do të ndihmojnë në luftën kundër lajmeve të rrejshme. Qëllimi është në faqe të mos ketë reklama, shfrytëzimi të jetë falas, ndërsa si edhe Uikipedia, të mbështetet në donacione të lexuesve.