Gostivar, 15 korrik – Një nëpunës policie nga fshati Tumçevisht i Gostivarit pasi ka fyer dhe kërcënuar një bashkëfshatar është thirrur për bisedë në stacionin policorë, ndërsa pastaj i janë marrë armët. Kontrolli i brendshëm i MPB-së i heton motivet dhe arsyet e sjelljes së dhunshme.
Nga SPB Tetovë informojnë se dje në mbrëmje në orën 20:30, T.J (78) nga Tumçevishtja e Gostivarit ka denoncuar në polici se pasdite bashkëfshatari i tij Z.D (53), ndryshe nëpunës policie, disa herë e ka fyer, e ka kërcënuar. Gjatë tentimit me dhunë të hyjë në shtëpi, polici e ka thyer tavolinën në oborr.
Pas bisedës së bërë me policin Z.D, atij me vërtetim i janë marrë arma për gjueti dhe pistoleta. Në koordinim me Sektorin e Punëve të Brendshme, hetime policore dhe standarde policore ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit. (koha.mk)