Një nënë do të jetë përherë aty për të të zgjatur dorën, sa herë të kesh nevojë!

Një nënë të sjell në jetë dhe më pas rilind me ty. Një nënë fle me njërin sy hapur dhe kur nuk ndihesh mirë, të merr në krevatin e saj dhe të mban pranë. Një nënë gatuan me dashuri, nuk përgatit thjesht diçka për të ngrënë, për të kaluar radhën. Një nënë, nëse e sheh se ushqimi nuk të mjafton, të lë edhe pjatën e saj për ta konsumuar dhe të thotë se nuk ka uri. Në përparësen e saj ajo fshin jo vetëm duart, por ndonjëherë edhe lotët e dhimbjes.

Një nënë lutet dhe kërkon falje, edhe kur je ti në gabim. Një nënë sakrifikon, i gjunjëzohet jetës, por edhe ringrihet të gjitha herët për të vazhduar përpara, me forcë dhe dinjitet. Një nënë e ngushëllon veten, edhe kur zemra e saj është duke u copëtuar në heshtje. Të jep gjithë lekët që ka, mundohet të të sigurojë më të mirën dhe di të heqë dorë edhe nga interesat e saj më të mëdha.

Një nënë do të siguronte gjithçka që të duhej. Do ta ndante detin në dysh, vetëm për të mos munguar gjë. Ajo mund të të lërë të lirë, të përballesh vetë me botën, ama në një mënyrë apo në një tjetër, është vetë jeta që të kthen sërish në krahët e saj. Një nënë di gjithçka. Kudo ku ajo prek, lulëzon mrekullia. Ajo te pret deri natën vonë, derisa të kthehesh në shtëpi, në mënyrë që të flejë e qetë. Të falënderon. Të përmend gjithë gabimet e saj për të të bërë të ndihesh i rëndësishëm, fitimtar, më i miri. Një nënë ështënjë nënë, edhe duke qenë larg. Do të jetë përherë aty për të të zgjatur dorën, sa herë të kesh nevojë….

Advertisements