Parashikohet që deri në vitin 2050 të arrijë në 22 për qind “popullsia e moshuar” e cila përbën 9 për qind të popullatës së botës dhe e cila ka një përparim të shpejtë në vendet në zhvillim. Aktualisht në botë një në çdo tetë persona në botë është në moshën 60 vjeç e lart, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së me rastin e 1 Tetorit (Dita Botërore e të Moshuarve) ka përpiluar të dhënat në lidhje me situatën aktuale të popullatës botërore, trendet rajonale në rritje dhe shpërndarjen e popullatës së moshuar.Data 1 tetor është shpallur Dita Botërore e të Moshuarve me vendimin e marrë nga Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 1990, për të tërhequr vëmendjen në ndërgjegjësimin e shëndetit të të moshuarve dhe për të ngritur standardin e jetesës sociale dhe shëndetësore të të moshuarve.Me këtë rast, shqyrtohet gjithashtu se si të nxirret në pah potenciali në mbarë botën për mirëqenien individuale për personat e moshuar dhe për zhvillimin e shoqërisë.
– Popullsia e moshuar përbën 9 për qind të popullatës botërore
Sipas të dhënave të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, në ditët e sotme 59.6 për qind e popullsisë së botës (4,54 miliardë) ndodhet në Azi, 16,9 për qind (1.3 miliardë) në Afrikë, 9.7 për qind (742 milionë) në Europë, 8.5 për qind (652 milionë) në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe pjesa tjetër prej 5.3 për qind (404 milionë) në Amerikën Veriore dhe Oqeani.
Në botën ku popullsia e meshkujve është më e lartë se ajo e grave, theksohet se kjo përkon me normën 102 burra që jetojnë për çdo 100 gra.Sipas “raportit për situatën e popullsisë botërore 2017” të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), popullsia botërore është 7 miliardë e 550 milionë, nga të cilët 1 miliardë e 260 milionë në vendet e zhvilluara dhe 6 miliardë e 290 milionë në vendet më pak të zhvilluara.Ndërkohë që 16 për qind e gjithë popullsisë së vendeve të zhvilluara e përbëjnë njerëzit nga mosha 10-24 vjeç, 65 për qind grupmosha 15-64 si dhe 18 për qind mosha 60 dhe më lart.Këto shifra në vendet pak të zhvilluara janë 28 për qind në grupmoshën 10-24, 65 për qind në grupmoshën 15-64 dhe 7 për qind në moshën 65 dhe lart.
Sipas raportit, 26 për qind e popullsisë së botës është mes 10-24 vjeç, 65 për qind mes 15-64 vjeç si dhe 9 për qind e saj në moshën 65 dhe më lart.Po ashtu theksohet se jetëgjatësia mesatare në botë është 70 vjeç për burrat dhe 74 vjeç për gratë.
Parashikimet janë në drejtimin se deri në vitin 2050 norma e popullatës së moshuar brenda popullatës globale do të arrijë deri në 22 për qind.Sipas OKB-së, rreth 700 milionë njerëz aktualisht janë mbi 60 vjeç. Të dhënat parashikojnë se popullsia në këtë grupmoshë do të arrijë 1.4 miliardë deri në 2030 dhe 2 miliardë deri në vitin 2050. Nga ana tjetër, aktualisht një në çdo 8 persona në botë është mbi 60 vjeç dhe më lart.Rritja në numrin e të moshuarve, do të vërehet në vendet me normat më të larta dhe zhvillimin më të shpejtë.