Sipas një hulumtimi të opinionit publik, të realizuar para zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të mbahen më 23 prill, rezulton se çdo një person nga 5 francezë planifikon të largohet nga Franca nëse nuk zgjidhet kandidati të cilin e mbështesin. Në fushatën zgjedhore presidenciale në Francë po vihen në dukje skandalet dhe hetimet penale, raporton AA. Në anketat e fundit shihet ngritja e kandidatëve ekstremë të djathtë dhe ekstremë të majtë, kurse edhe presidenti François Hollande i cili nuk do të kandidojë për këto zgjedhje, tha se “ndjen shqetësime” lidhur me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve presidenciale.