Kompania hulumtuese Counterpoint ka publikuar disa shifra interesante të përdorimit të smartfonëve dhe pajisjeve të tjera mobile. Sipas hulumtimeve të tyre, më shumë se gjysma e përdoruesve shpenzojnë 5 orë në dit në pajisjet e tyre mobile, ndërsa 26% të të gjithë poseduesve të pajisjeve, apo një në katër persona, shpenzojnë më shumë se 7 orë në ditë. Shpenzimet vjetore për harduerët e smartfonëve në të gjithë globin tejkalojnë 370 miliardë dollarë. Aktivitetet që më së shumti bëhen në smartfonë janë në shfletuesit e internetit me 64%, pastaj lojërat me 62%, thirrjet telefonike me 55% e mesazhet me 54%.