Shkup, 21 shtator – Çdo i katërti fëmijë në Maqedoni është i varfër, që do të thotë se 28 për qind e fëmijëve në Maqedoni, ose 100 mijë vetë jetojnë në kushte të vështira. Vetëm një prej 300 fëmijëve të varfër ka mundësi të shkojë në kopsht, ndërsa dy prej tre të varfërve frekuentojnë arsimin e mesëm.
Këto janë të dhënat më të fundit që janë bërë publike në një konferencë të përbashkët të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrës së UNICEF. Harta e varfërisë e rendit rajonin e Verilindjes si zonën më të varfër në vend, ku çdo i dyti fëmijë jeton në kushte të këqija (mbi 54 për qind e fëmijëve janë të varfër).
Pollogu radhitet si rajoni i dytë në vend sa i takon përqindjes së varfërisë tek fëmijët, mbi 38 për qind prej tyre jetojnë në kushte të këqija, rajoni i Shkupit po ashtu arrin një shkallë varfërie prej 28 për qind, ndërsa më mirë jetojnë fëmijët në rajonin e Pellagonisë, ku skamja nuk arrin as 12 për qind.
Varfëria është më e thellë tek fëmijët që jetojnë vetëm me një… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)