Një në dhjetë persona nuk zotërojnë një libër të vetëm në shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i fundit i studimit më të ri e që rezulton të jetë tejet shqetësues. Hulumtimi i ri tregon se njerëzit janë të fiksuar tani me pajisjet teknologjike në duar derisa secila shtëpi ka më shumë se tetë sosh të lidhur me internet. Gati gjysma e të gjitha familjeve që kanë fëmijë (45%) ka pranuar se zakonisht i shkruajnë njëri-tjetrit mesazh madje edhe kur ata janë në shtëpi. Prandaj duket se brezi i ri janë më pak të shqetësuar në lidhje me zotërimin e literaturës pasi figuron se ata të cilët nuk kanë dot libër arrijnë shifrën një në pesë njerëz të moshës mes 18 dhe 24 vjeç. Studimi i kryer nga kompania e sigurimeve Aviva do të vë në pah shifrën e 6.5 milion njerëzve në Britani të Madhe të cilët nuk kanë një libër. Si përfundim studimi tregon se njerëzit i janë shmangur librave aq shumë sa që 10% e njerëzve nuk zotërojnë një të tillë.