Synimet që njeriu vendos për veten ndonjëherë duken edhe më të vështira se sa mund të jenë menduar. Një vajzë doli të jetë më e përkushtuar se shumë të tjera edhe pse ishte shtatzënë.
Nyzia Thomas ka arritur të përfundojë provimet e saj përfundimtare nga shtrati i saj në spital. Nëna e saj arriti që t’i dërgojë asaj lloptopin në dhomën e spitalit, për t’u kujdesur që të arrijë t’i përfundojë edhe provimet e mbetura, transmeton Indeksonline. Ajo është student në Johnson Country Community College në Kansas, ku edhe pritej të dorëzonte projektin e saj final për javën e ardhshme.
Studentja e cila po priste për lindjen e fëmjes së saj, u kujdes mjaft shumë që të arrinte të dorëzonte edhe projektin që kërkohej.