Prishtinë, 18 tetor – Gjykata themelore në Prishtinë i caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve policit Rade Basara, i cili u arrestua të mërkurën, më 16 tetor, për shkak të akuzave për lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar, njofton gazeta KOHA.
Sektori për krim të rëndë në Gjykatën në Prishtinë kumtoi se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë speciale për përcaktimin e masës së paraburgimit për Basaran dhe vlerësoi se janë plotësuar kushtet për shqiptimin e masës, “për shkak të ekzistimit të rrethanave të cilat paralajmërojnë për rrezik nga arratisja e të dyshuarit”.
Akuza e ngarkon Basaran për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminel” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Oliver Ivanoviq, një nga liderët e serbëve të Kosovës, u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë, në afërsi të shtëpisë së tij, para selisë së partisë së tij – Iniciativa qytetare e Serbisë, demokraci, drejtësi.(koha.mk)