Deri më tani, Gjykata Penale ka caktuar paraburim 30 ditor për ish drejtorin e Byrosë për Siguri, Mitko Çavkov, Igor Durlovskin dhe Oliver Radulov ndërsa në paraburgim shtëpiak është lëshuar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes të gjitha veprimeve për konstatimin e fakteve lidhur me ngjarjet të cilat kanë ndodhur më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka mbaruar procedura parahetimore. Pas shqyrtimit dhe analizës së dëshmive të siguruara materiale, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313 i Kodit Penal”, thuhet në kumtesë. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me së paku 10 vjet burg. Ndryshe, sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski