Hiroshima do të jetë gjithmonë sinonim i një sulmit bërthamor që rrafshoi një qytet të tërë. Më shumë se 100.000 japonezë, vdiqën nga shpërthimi fillestar dhe rrezatimi. Ngjarja është edhe më tragjike, për shkak se ata njerëz humbën jetën e tyre një zgjedhje të diktuar nga pushimet e një amerikani disa vjet më parë.
Në vitet 1920, Henri Stimson, asokohe guvernatori i përgjithshëm i Filipineve, shkoi në qytetin japonez të Kiotos për muajin e tij mjaltit me gruan e tij. Aty Stimson ra në dashuri me qytetin. Në vitet 1940, ai mbante postin e Sekretarit amerikan të Luftës. Në këtë funksion, atij iu dorëzua për ta firmosur një memorandum me 5 shënjestrat e mundshme të bombës bërthamore. Numri një në atë listë ishte Kioto, kryeqyteti i vjetër i Japonisë, dhe qendra e thesareve historike dhe artistike. Sulmi ndaj këtij qyteti, do ishte qenë absolutisht demoralizues për Japoninë, duke e bërë atë shënjestrën e përsosur.
Por Henri Stimson i dërgoi presidentit Truman një memorandum tjetër, në shenjë proteste ndaj përzgjedhjes së Kiotos. Stimson nuk mund të lejonte që SHBA-ja të shkatërronte qytetin ku ai dhe gruaja e tij kishin bërë muajin e mjaltit. Trumani ra dakord, dhe kështu shpëtuan qytetarët e Kiotos, si dhe thesaret e pazëvendësueshme kulturore të Japonisë.