Një motoçiklist është lënduar më rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 10:50 në rrugën “Skupi” në Shkup.
Në aksidentin e trafikut, siç informon MPB-ja, kanë marrë pjesë një motoçikletë “BMW advenator” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.H. (48) nga Shkupi dhe automjetit të udhëtarëve “Hundai I30” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A:P. (50) nga Shkupi. Pas aksidentit B.H. me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.