Shkup, 15 shtator – Një nëpunës policor gjatë ditës së djeshme derisa po kryente detyrën zyrtare është lënduar pasi në të është përplasur një motoçikletë në vendkalimin hekurudhor në lagjen Hipodrom të Shkupit, transmeton KOHA.
Siç informoi MPB-ja, Z.P (45) nga Shkupi, duke e drejtuar motoçikletën “kavasaki” me targa të Shkupit dje në orën 22:30 në vendkalimin hekurudhor në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në lagjen Hipodrom është përplasur tek nëpunësi policor. Në aksident, nëpunësi policor ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” Shkup për t’iu ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup. (koha.mk)