Shkup, 25 prill – Një motoçiklist është lënduar rëndë në një nga 10 aksidentet të cilat kishin ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente më lehtë ishin lënduar tetë persona, ndërsa në katër është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga MPB informojnë se mbrëmë policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Shtatëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 11 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë. Pesë shoferë janë renditur në mënyrë të parregullt, tre shoferë nuk ka dhënë përparësi për parakalim, si dhe 11 për mosmbajtjen e kaskës për mbrojtje.
Nga trafiku janë përjashtuar katër shoferë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit, 34 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 13 shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht të parregullta, 44 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për mbingarkesë. Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe. Janë hasur edhe 188 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë larguar 132 automjete.
Sot Reparti për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukues të komunikacionit “Kultura e komunikacionit e fëmijëve në institucionet parashkollore” do të realizojë punëtori edukative me fëmijët e grupit të vogël dhe të mesëm në kopshtin e fëmijëve “Llitëll Mi Interneshënëll Priskull Shkup”, e cila gjendet në komunën e Kisella Vodës.