Një motoçiklist humbi jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor që ndodhi në udhëkryqin nga bulevardi “AVNOJ” dhe bulevardi “Serbia”, në të cilin ka marrë pjesë edhe automjeti i markës “Mitsubishi” me targa të Shkupit. Siç deklaruan nga MPB, aksidenti ndodhi sot në mëngjes rreth orës 7. Motoçiklisti humbi jetën në vendi e ngjarjes. Vazhdojnë hetimet e policisë dhe prokurorit. Për shkak të aksidentit qarkullimi është riorientuar.