Shkup, 17 janar – Pas një denoncimi nga MPB dje në orën 08:45 është gjetur një mjet i pashpërthyer, që është nxjerrë nga gërmimi i tokës pas Stacionit të Vjetër Hekurudhor nga një kompani ndërtimi.
“Nga ana e një pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes në rrugën e vjetër drejt fshatit Batincë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për bombë aeroplani prej 250 kilogramë apo 500 libra, me gjatësi prej 1.20 metër katrorë dhe gjerësi prej rreth 40 centimetra. Për momentin janë duke u bërë të gjitha përgatitjet në pajtim me procedurën standardo-operative për shkatërrimin e saj në vendngjarje, kumtojnë nga DMSH.
Nga DMSH informojnë se nesër do të ndërmerren masa dhe aktivitete për përgatitjen e hapësirës për shkatërrimin e mjetit.