Një mjek norvegjez pohon se virusi atje ka pësuar mutacion

157

Oslo, 19 tetor – Mutacion i ri i koronavirusit SARS-KOV-2 është zbuluar në Norvegji, pohon mjeku kryesor i komunës Trondhajm, Tove Restad, ndërsa Rospotrebnadzor thekson se asnjë lloj i ri i virusit nuk është identifikuar në Rusi.

Tabloidi norvegjez Verdens Gang sot publikoi se është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit në Norvegji, në Trondhajm në veri të vendit, transmeton TASS.

Rusia, megjithatë, nuk ka identifikuar asnjë lloj të ri të koronavirusit që mund të jetë thelbësisht i ndryshëm nga ato që qarkullojnë në vendet e tjera, publikoi organi mbikëqyrës për mbrojtje të konsumatorëve Rospotrebnadzor.