Berlin, 20 nëntor – Në qytetin gjerman Esen është hapur hetim kundër një mjeku i cili dyshohet se me injeksione vdekjeprurëse i ka mbytur dy pacientë me formë të rëndë të Kovid-19, kumtoi sot policia lokale.
Në kumtesën e policisë theksohet se mjeku (44), i cili nga shkurti i këtij vitit punonte në spitalin Universitar në Esen, është i dyshuar për vdekjen e dy burrave, të moshës 47 dhe 50 vjeçare, të cilët ishin në kujdes intensiv në gjendje shumë të rënde shëndetësore.
Mjeku i dyshuar u arrestua të mërkurën, ndërsa tashmë e ka pranuar njërën vdekje, duke theksuar se në atë mënyrë donte ta kursente pacientin dhe familjen e tij nga vuajtjet e mëtejshme, transmetojnë mediat britanike.
Gazeta britanike “Bild” publikoi se mjeku i ka informuar familjet e pacientëve para se t’i mbysë ata.
Në Gjermani, sipas vendimit të gjykatës nga viti i kaluar, pacientët mund të kërkojnë që jeta e tyre të marrë fund, por nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur edhe në këtë rast.
Spitali në Esen kumtoi se mjeku është suspenduar edhe se po bashkëpunojnë me policinë në hetimin.